Në Ukrainë është mbajtur ceremonia mortore për ministrin e Brendshëm ukrainas, Denys Monastyrskyi dhe zyrtarët e tjerë që humbën jetën në aksidentin e helikopterit që ndodhi në qytetin Brovary në rajonin e Kievit në Ukrainë.
Ceremonia mortore për ministrin Monastyrskyi dhe 7 zyrtarët e tjerë të ministrisë që humbën jetën në aksident u mbajt në “Shtëpinë e Ukrainës” në Kiev, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
E mbajtur nën masa të gjera sigurie, në ceremoni mori pjesë edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
Zelenskyy dhe bashkëshortja e tij Olena Zelenska, u takuan me të afërmit e atyre që humbën jetën në aksident dhe shprehën ngushëllimet e tyre.
Në aksidentin e helikopterit që ndodhi në orët e para të mëngjesit të 18 janarit, humbën jetën 14 persona, përfshirë edhe ministrin Monastyrskyi.
Ndërkohë vazhdon hetimi i nisur lidhur me aksidentin nga Shërbimi i Sigurimit të Ukrainës./FolDrejt/