Zëvendëskryeministrja Ukrainës ka deklaruar se ka ka ndodhur shkëmbimi i parë i plotë i robërve të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.
Nëpërmjet një postimi në Facebook , zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk tha se 11 marinarë civilë rusë u kthyen në vendin e tyre pasi u shpëtuan nga një anije e fundosur pranë qytetit port të Odesa.
Në këmbim, 19 marinarë civilë ukrainas kanë qenë në gjendje të kthehen në shtëpi pasi anija e tyre e shpëtimit, Sapphire, u kap nga forcat ruse, tha ajo.
Vershchuk shtoi se 10 “pushtues të kapur” janë shkëmbyer gjithashtu dhe si rezultat, Ukraina ka “tërhequr” 10 nga ushtarakët e saj.
“Sot, me urdhër të presidentit Zelensky, u bë shkëmbimi i parë i plotë i robërve të luftës”, ka shkruar ajo. Skynews