Rritja mund të jetë shkaktuar si pasojë e lëvizjes së armatimit të rëndë ushtarak dhe hedhjes së pluhurit radioaktiv në ajër, njoftoi Zyra e Rregullatorit Bërthamor të Ukrainës.
Nivele ekstreme të radioaktivitetit janë regjistruar në termocentralin bërthamor të Çernobilit, kontrollin e të cilit e kanë marrë forcat ruse nga Ukraina, njoftoi Zyra e Rregullatorit Bërthamor të Ukrainës, shkruan AA.
Institucioni në një deklaratë në faqen e internetit thekson se doza e rrezatimit kishte tejkaluar nivelet e kontrollit.
Më tej thuhet se rritja mund të jetë për shkak të lëvizjes së armëve të rënda ushtarake dhe hedhjes së pluhurit radioaktiv në ajër, transmeton Fol Drejt.
Mikhail Podolyak, nënkryetari i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, mbrëmë deklaroi se kanë humbur kontrollin e termocentralit bërthamor të Çernobilit.
Rafael Mariano Grossi, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, në lidhje me marrjen e kontrollit të ushtrisë ruse mbi termocentralin, tha se “është jetike që të mos ndikohet ose të mos dëmtohet në asnjë mënyrë funksionimi i sigurt i objekteve bërthamore në rajon”./FolDrejt/