Në një deklaratë të publikuar nga kompania shtetërore ukrainase e energjisë Naftogas në rrjetin social Twitter, thuhet se “Gazprom ka akuzuar edhe një herë Ukrainën për vjedhje të gazit” dhe se kjo nuk është e vërtetë.
Ukraina mohoi sot pretendimin e kompanisë ruse Gazprom se mban gazin e destinuar për Moldavinë dhe akuzoi Rusinë se përdor gazin si mjet politik për të kufizuar furnizimin me energji në vendet evropiane.
“Rusia nuk është e para që përdor gazin si një mjet presioni politik. Ky është një manipulim i rëndë i fakteve për të justifikuar vendimin për të kufizuar më tej vëllimin e dërgesave të gazit në vendet evropiane”, thuhet në një deklaratë të publikuar nga Operatori i Sistemit të Transportit të Gazit të Ukrainës (GTSOU) raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.