Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi nëntë dronë Shahid të prodhuar nga Irani të gjuajtur nga forcat ruse sot, njoftoi sot administrata e qytetit të Kievit në Telegram.
Oleksiy Kuleba, kreu i administratës ushtarake rajonale të Kievit, tha se objektet e infrastrukturës dhe shtëpitë private u dëmtuan në sulm, raporton agjencia ukrainase Unian.
Disa shpërthime u dëgjuan në Kiev dhe rrethinat e tij, dhe sipas dëshmitarëve okularë, zjarri shpërtheu në lagjen qendrore Shevchenki, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.