Në një deklaratë nga Ministria e Brendshme e Ukrainës theksohet se një person ka kërcënuar me shpërthimin e një sendi të ngjashëm me bombë të cilën e ka nxjerrë nga xhepi.
Në kryeqytetin Kiev të Ukrainës pretendohet se një person ende i paidentifikuar ka hyrë me bombë dore në ndërtesën e qeverisë.
Në një deklaratë nga Ministria e Brendshme e Ukrainës theksohet se rreth orës 10.00 një person ka kërcënuar me shpërthimin e një sendi të ngjashëm me bombë të cilën e ka nxjerrë nga xhepi.
Edhe deputeti Aleksey Gonçerenko nga llogaria e tij në Telegram tha se një person ka hyrë në ndërtesën e qeverisë me bombë dore dhe se në zonë kanë mbërritur ekipet speciale.