Këshilltari i shefit të kabinetit të presidentit ukrainas deklaron se rusët po tregojnë mungesë vullneti absolut për të biseduar dhe vlerëson se ka një kuptim simbolik për shkatërrimin e Mariupolit dhe regjimentit Azov.
Një këshilltar i shefit të kabinetit të Presidentit të Ukrainës, Mikhail Podoljak, deklaroi sot se presidenti rus Vladimir Putin injoron ofertat për të shpëtuar njerëzit nga Mariupol.
Podoljak tha se zyrtarët më të lartë të Ukrainës po u drejtohen vazhdimisht liderëve botërorë për t’i ndihmuar ata të bindin palën ruse se një korridor humanitar nga Mariupol është i nevojshëm./FolDrejt/