Rusia ka intensifikuar granatimet e Bakhmutit me shpresën për ta kapur atë deri nesër, 9 maj, ku ata e kanë emëruar atë ditë si Dita e Fitores, tha Oleksandr Sirsky, komandanti i forcave tokësore të ushtrisë ukrainase.
Ai theksoi se Ukraina do të bëjë gjithçka që mundet për ta parandaluar atë, raporton Reuters.
Sirsky, pasi vizitoi trupat ukrainase përgjatë vijës së frontit në Bakhmut, deklaroi se forcat ruse kanë rritur intensitetin e granatimeve të rënda të Bakhmutit dhe kanë filluar të përdorin pajisje më moderne dhe të rigrupojnë trupat.
Bakhmut, një qytet në Ukrainën lindore, ka luftuar ashpër prej muajsh mes forcave ruse dhe ukrainase, transmeton Fol Drejt.