Forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë vendbanimet pranë Kharkovit.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës njoftoi mëngjesin e sotëm se forcat ruse po vazhdojnë operacionet sulmuese në zonën operative lindore, qëllimi i të cilave është vendosja e kontrollit të plotë mbi territorin e rajoneve Donetsk dhe Luhansk dhe mbajtja e korridorit tokësor midis tyre dhe Krimesë.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës deklaron se forcat ruse vazhdojnë të bllokojnë njësitë ukrainase në zonën e fabrikës Azovstal në Mariupol dhe se ata kryen sulme për të marrë nën kontroll fabrikën, shkruan Ukrinform, përcjell Fol Drejt.