Gazetari i njohur italian Roberto Saviano njihet për reagimet e tij të shpeshta në profilin e tij në rrjetin social Facebook, në lidhje me frontin e luftës në Ukrainë.
Ai shpesh publikon pamje nga qytete të ndryshme, të cilat janë transformuar në rrënoja për shkak të agresionit rus.
Së fundmi ai ka publikuar një video rreth fenomenit të braktisjes së kafshëve nga të zotët e tyre për shkak të luftës. Në video shfaqet aktori i njohur Alexei Surovtsev, i cili viziton shpesh kafshë të braktisura në qytetet ukrainase.
Postimi i plotë i Savianos:
“Alexei Surovtsev (Алексе сей Суровтев) është një aktor shumë i njohur në Ukrainë. Që nga fillimi i ofensivës ruse, ai endet rreth Irpinit, midis lagjeve të braktisura nga popullsia e zhvendosur, për të kërkuar kafshë të tmerruara nga bombat dhe flakët për të shpëtuar. Ato shpesh i gjejnë të fshehura dhe të uritura. Shumë prej qytetarëve nga arratisja prej qyteteve të rrethuara, nuk arritën të merrnin qentë dhe macet me vete. Mezi e imagjinoj dhimbjen, shqetësimin, fajin e atyre që e përjetuan këtë shkëputje.
Duket sipërfaqësore të adoptohesh për të shpëtuar qentë dhe macet pasi bombardimi i artilerisë shkatërron njerëzit. Megjithatë, jam i bindur se shpëtimi i këtyre kafshëve, përpjekja për t’i ribashkuar me familjet e tyre njerëzore, është një akt i mrekullueshëm i kujdesit për jetën në kohën e barbarisë.”/fjala/