“Vazhdoj të them se është ende i rrezikshëm në qytet. Në të kaluarën njerëzit dilnin masivisht, ndërsa tani dalin më pak,” tha kryebashkiaku Oleksandr Senkevich.
Të paktën një person u vra në një sulm me raketa ruse dhe ndërtesat u dëmtuan, duke përfshirë një shkollë në qytetin jugor të Ukrainës, Nikolaev, tha sot kryebashkiaku Oleksandr Senkevich.
Sipas kryebashkiakut, sulmet shkaktuan disa zjarre, dëmtuan disa ndërtesa banimi dhe biznesi, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.