Të paktën shtatë civilë u vranë nga sulmet me raketa dhe granatimet ruse gjatë natës në veri dhe lindje të Ukrainës, njoftuan sot zyrtarët rajonalë.
Shërbimet e urgjencës të Ukrainës njoftuan se pesë civilë u vranë në Kostyantinovka në rajonin lindor të rajonit të Donetsk dhe zyra e Presidentit Volodymyr Zelensky tha se dy civilë u vranë dhe shtatë u plagosën pas bombardimeve intensive të Bilopyl në rajonin verior Sumy, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Rreziku ajror u deklarua sot në rajonet Sumy, Poltava, Kharkiv, Kirovohrad, Dnipropetrovsk të Ukrainës, si dhe në pjesën e rajonit Zaporozhye nën kontrollin e Kievit./FolDrejt/