Qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, është afër kufirit rus dhe është bombarduar pamëshirshëm gjatë gjithë pushtimit rus.
Tre persona humbën jetën si pasojë e një sulmi me raketë në rajonin e Kharkiv dje, duke përfshirë një grua të moshuar që vdiq në mbrëmje në qytetin e Kharkiv, njoftoi sot guvernatori lokal, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt,
Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, është afër kufirit rus dhe është bombarduar pamëshirshëm gjatë gjithë pushtimit rus, me Moskën që e quan atë një “operacion special ushtarak”.
“Këtë mbrëmje, armiku përsëri filloi një sulm me raketa në Kharkiv,” tha guvernatori Oleh Sinekhubov në një postim në Telegram. “Në zonën industriale është dëmtuar një pallat dykatësh dhe është shkatërruar një pallat privat , ku banonte një grua 73-vjeçare. Fatkeqësisht, (gruaja) vdiq”, tha ai.
Dy burra vdiqën në një granatim në fshatin Zolohiv, në veri të Kharkiv. Në një mesazh të veçantë, guvernatori raportoi gjithashtu një sulm të ri raketor , pa dhënë detaje të tjera./FolDrejt/