Që nga mbrëmë forcat ruse vendosën në objektiv disa rajone, përfshirë një qendër tregtare në Kiev.
Të paktën 4 persona janë plagosur në sulmet që forcat ruse kanë ndërmarrë që nga mbrëmë e deri më sot në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka hyrë në ditën e 28-të dhe se forcat ruse vazhdojnë sulmet e tyre ndaj Kievit.
Në sulmin që forcat ruse kryen në lagjen Nyvky të Kievit u dogjën dhe u bënë të papërdorshme dy shtëpi.
Në lajmet në shtypin ukrainas thuhet se që nga mbrëmë forcat ruse vendosën në objektiv disa rajone, përfshirë një qendër tregtare në Kiev.
Në sulmet e kryera në Kiev thuhet se janë plagosur të paktën 4 persona./FolDrejt/