Gjatë kësaj jave pritet të ulen temperaturat, ndërsa moti do të karakterizohet me vranësira dhe intervale të rralla me diell, shkruan Fol Drejt.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, parasheh reshje me intensitet më të lartë në pjesën veriperëndimore të vendit, ndërsa pjesët tjera do të kenë më pak reshje.
Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit./FolDrejt/