Ulet numri i shtrimeve të rasteve me koronavirus në 4 spitalet COVID në Tiranë. Në një lidhje direkte për ‘News24’ gazetari Erjon Skëndaj pohoi se në 24 orët e fundit në spitalin “Shefqet Ndroqi” që tashmë po pret edhe urgjencat e Tiranës, ka pasur 13 shtrime në 24 orët e fundit, ndërsa numri i të shtruarve në total është 100-110.
Po ashtu ai theksoi se situata paraqitet më e qetë edhe në spitalin COVID1, ku ka rreth 60 të shtruar dhe në COVID3 rreth 70 dhe në COVID4, rreth 15 pacientë.