Në Gjermani gjithmonë e më pak po vijnë refugjatë dhe gjithmonë e më shumë emigrantë që kërkojnë të punojnë legalisht. Kjo bëhet e ditur nga një studim i Organizatës për Bashkëpunim ekonomik dhe Zhvillim (OECD) në Berlin dhe Paris, shkruan foldrejt.com.
Sipas studimit të publikuar sot (e enjte) Gjermania mbetet vendi më i preferuar për të huajt pas SHBA-së.
“Numri i azilkërkuesve në Gjermani është zvogëluar për 18 përqind në 162.000 persona. Në 36 shtetet anëtare të OECD kanë kërkuar azil 1.07 milionë persona, që ishte për 35 përqind më pak sesa në vitet rekord të pranimit në 2015 dhe 2016,” shkruan në studimin në fjalë, përcjell foldrejt.com.
Por në studim bëhet e ditur se në vitet e ardhshme do ketë edhe një valë e madhe e refugjatëve. “Por ne nuk e dimë, kur”.
Në anën tjetër, shansat e emigrantëve që kërkojnë një punë në Gjermani janë mjaft të mira: në fund të 2018, përherë të parë 70 përqind e emigrantëve kanë gjetur punë në Gjermani. Por puna atje lë për të dëshiruar, pasi shpesh emigrantët janë tepër të kualifikuar por keq të paguar.
Për këtë në Gjermani vijnë gjithmonë e më pak emigrantë nga Polonia, por më shumë nga Ballkani Perëndimor. Ky ishte një sukses i së ashtuquajturës Rregull i Ballkanit Perëndimor, votuar në Bundestag.
Sipas OECD, shembullin e Gjermanisë është mirë të ndjekin edhe shtetet tjera – që banorët e Ballkanit Perëndimor të mos i pranojnë si refugjatë, por si punëtorë të kualifikuar./Foldrejt.com