Gjermania vazhdon të jetë nën masa të rrepta kundër përhapjes së koronavirusit, mirëpo meqë landet janë autonome në vendosjen e masave, Mynihu ka ndërmend të lehtësojë masat duke nisur nga sot.
Pas raportimit të institutit mjekësor vendas për rënien e infektimit për 100 mijë banorë në 94,5, autoritetet e gjejnë të nevojshme që të krijojnë lehtësira për qytetarët e tyre.
Ora policore nuk do të zbatohet më, si dhe dyqanet, muzetë dhe kopshti zoologjik do të lejohen të rihapen thuhet në udhëzimin e autoriteteve shëndetësore.