Në kohën kur disa popuj kanë problem emigrimin masiv të të rinjve, disa popuj të tjerë kanë problem natalitetin e ulët. Kjo e fundit është shfaqur si krizë e madhe në Greqi, ku për të tetin vit radhazi numri i vdekjeve është më i madh sesa ai i lindjeve, kurse nga 2011 deri në 2015, numri i popullatës greke është zvogëluar nga 11.2 milion në 10.8 milion banorë, shkruan media më e madhe greke Kathimerini, përcjell foldrejt.com.
Në të njëjtën kohë, përpara disa vitesh në Greqi një nënë mesatarisht lindte 2.4 fëmijë, kurse tani kjo shifër është 1.35. Sikur të mos ishin edhe emigrantët (shtuar këtu edhe rreth gjysëm milion shqiptarë), popullata greke do ishte tashmë tepër e ulët.
Kjo ka shtyrë politikën greke të diskutojë edhe njëherë për stimulimin e shtimit të popullatës ose thithjes së emigrantëve nga vendet tjera./Foldrejt.com