“Nëse nuk paraqiteni, do të supozojmë se keni dhënë dorëheqjen”, thuhet në e-mailin e dërguar nga CEO i Tesla punëtorëve.
CEO i Tesla Inc., Elon Musk, u kërkoi punonjësve me e-mail që të kthehen në punë ose të largohen nga kompania, raporton Reuters.
Në atë fjalim drejtuar punonjësve, të gjithëve në Tesla iu kërkua të kalonin të paktën 40 orë në javë në zyrë./FolDrejt/