Në Agjencinë e Kosovës për Forenzike të Ministrisë së Punëve të Brendshme, u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të pajisjeve të specializuara, që do të shërbejnë në avancimin e ekzaminimeve forenzike dhe balistike, të dhurua Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë.
Në këtë ceremoni morën pjesë: Kryesuesi i Komisionit Shtetëror për Armë të Vogla dhe të
Lehta, njëherit zëvendësministër i MPB-së, z. Blerim Gashani, përfaqësuesi i përhershëm i
UNDP-së në Kosovë, z. Nuno Queiro, drejtori i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, z. Blerim
Olluri, përfaqësues diplomatik të shteteve që kanë ndihmuar financiarisht donacionin, si dhe
zyrtarë të lartë vendor dhe ndërkombëtare, përcjell Fol Drejt.
Me këtë rast zëvendësministri Gashani theksoi se Republika e Kosovës është e përkushtuar që të
zbatojë planin e veprimit të Udhërrëfyesit Rajonal, sepse konsiderojmë që përmes këtij zbatimi,
Kosova kontribuon në avancimin e sigurisë nacionale e rajonale dhe bashkërisht me shtetet
fqinje suksesshëm koordinojmë luftimin e trafikimit e armëve ilegale dhe rrisim efikasitetin e
kontrollit të AVL-ve.
“Republika e Kosovës është e përkushtuar që të zbatojë planin e veprimit të Udhërrëfyesit
Rajonal, sepse konsiderojmë që përmes këtij zbatimi Kosova kontribuon në avancimin e sigurisë
nacionale e rajonale dhe bashkërisht me shtetet fqinje suksesshëm koordinojmë luftimin e trafikimit e armëve ilegale dhe rrisim efikasitetin e kontrollit të AVL-ve”, theksoi
zëvendësministri Gashani.
Gashani vuri në dukje se pikërisht Strategjia Nacionale dhe Udhërrëfyesi Rajonal, ka bashkuar
edhe më shumë vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe mbështetja financiare për zbatimin e tij
është rritur, e si rrjedhojë e kësaj, sukseset deri më tani janë shumë evidente.
Duke folur për donacionin e sotëm të UNDP-së, zëvendësministri Gashani theksoi se analiza
balistike është një pjesë e rëndësishme e hetimit kriminal dhe forenzikës, dhe përfshinë studimin
e armëve të zjarrit, plumbave dhe municionit për të identifikuar lidhjet midis armëve dhe
incidenteve të ndryshme kriminale.
“Donacioni i mikroskopëve dhe boreskopëve për Agjencinë e Forenzikës është një nismë e
vlefshme dhe e dobishme për të përmirësuar kapacitetet forenziko-balistike në kërkim, evidentim
dhe analizë të provave të ndryshme kriminale të pranueshme dhe profesionale në procesin
gjyqësor”, theksoi Gashani.
Për këtë, ai në fund falënderoi UNDP për përkrahjen e pa rezervë për të gjitha të arriturat në
fushën e kontrollit të AVL-ve. Ai tha se nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Komisioni
Nacional për Armët e Vogla dhe të Lehta, ju sigurojmë dhe shprehim gatishmërinë tonë që të
punojmë tutje së bashku për ta bërë vendin tonë një vend më të sigurt dhe me këtë të
kontribuojmë në ngritjen e sigurisë për rajonin tonë dhe BE.
Përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Kosovë, z. Nuno Queiro theksoi se Agjencia e Kosovës
për Forenzikë, ka demonstruar një nivel të përgjithshëm të profesionalizmit dhe ekspertizës dhe
veçanërisht në fushën e ekzaminimit balistik të armëve të zjarrit.
“Nëpërmjet përpjekjeve të tyre të zellshme dhe qasjes së përpiktë, ata e kanë vendosur veten si
një burim i besueshëm dhe jetik në hetimin dhe analizën e incidenteve të lidhura me armët e
zjarrit”, theskoi Queiro.
Ai theksoi se është thelbësore të sigurohet që Agjencia e Kosovës për Forenzike të mbetet e
azhurnuar me trendet dhe avancimet më të fundit në ekzaminimin balistik për të ruajtur nivelin e
lartë të profesionalizmit dhe efektivitetit.
Ndërsa drejtori i Agjencisë së Kosovës për Forenzike, z. Blerim Olluri falënderoi të gjithë për
donacionin, i cili siç tha ai do të përmirësojë shërbimet që bëhen në këtë agjenci dhe do të rrisin
kapacitet brenda këtij institucioni./FolDrejt/