Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës, respektivisht Agjencia e Kosovës për Forenzike dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, do të organizojnë ceremoninë zyrtare të pranim-dorëzimit të pajisjeve të specializuara, që do të shërbejnë në avancimin e ekzaminimeve forenzike dhe balistike.
Ngjarja do të zhvillohet nesër, me 12 shtator 2023, në hapësirat e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë duke filluar në ora 10:00./FolDrejt/