Një shqiptar ka dalë para drejtësisë britanike pasi është kapur me “shtëpi bari” në Seaham, County Durham. Mediat britanike raportojnë se shqiptari i arrestuar është 25 vjeçari Rolomol Çipi.
Shqiptari është arrestuar më 3 korrik pasi u kap me 48 bimë kanabisi. Gjykata e Durham Croun tha se shqiptari u zbulua për shkak të energjisë elektrike që kishte vjedhur, në rrugën Alexandrina.
I pandehuri 25-vjeçar, pranoi akuzat për prodhimin e një droge të klasit B dhe vjedhjen e energjisë elektrike. Por pas të dy deklarimeve të fajit, ai tha: “Unë isha vetëm kopshtar në atë shtëpi”.
Gjykata vendosi që Cipi të qëndrojë në paraburgim në pritje të gjykimit të çështjes, në gjykatë më 17 gusht./abcnews.al/