Real Madrid luajti me Betis ndeshjen e fundit në La Liga për këtë sezon, ndërsa kamerat gjatë kësaj sfide kanë kapur diçka të pazakontë.
Në mediat spanjolle tashmë është zbuluar një bisedë mes Marcelos dhe Lucas Vazquez të cilët diskutonin mes tyre për të ardhmen e brazilianit.
Marcelo ishte i sinqertë me Vazquez për situatën e tij kontraktuale, ku zbulohet se i ka thënë disa fjalë shkatërruese për të ardhmen e tij… larg “Loac Blancos”.
“Sepse klubi nuk do të më rinovojë… Unë kam qenë shembull i ndyrë”, është dëgjuar t’i ketë thënë shokut të tij.
Marcelo tashmë shprehu dëshirën e tij për të qëndruar edhe një sezon me skuadrën e bardhë, pavarësisht se sa pak ka luajtur këtë vit. “Dua të qëndroj, e kam thënë 50,000 herë, por do të flas me klubin pas finales”, megjithatë, planet e Madridit shkojnë në mënyra të tjera.
Duket e çuditshme që lojtari më shumë trofe te Real Madrid të përjetojë një situatë të tillë me klubin mbi të ardhmen, ku kontrata aktuale që përfundon në fund të sezonit dhe mes palëve s’ka asnjë bisedim për rinovim.
Nëse asgjë nuk ndryshon, Marcelo do të largohet nga Real Madridi si lojtari që ka fituar më shumë tituj me fanellën e bardhë . Aventura te Real Madrid nisi në vitin 2007 duke fituar La Liga, ndërsa do të mbyllet po me trofe të titullit në 2022, teksa është në pritje se çfarë do të ndodhë me finalen e Champions League këtë të shtunë.
4 Liga të Kampionëve, 4 Kupa të Botës për Klube, 3 Superkupa Evropiane, 6 Liga, 2 Kupa të Mbretit dhe 5 Superkupa spanjolle kanë zbukuruar koleksionin e tij spektakolar të titujve si madridist deri më sot./FolDrejt/