Njerëzit në mbarë botën kanë humbur besimin në rëndësinë e vaksinave për fëmijët kundër sëmundjeve vdekjeprurëse si fruthi dhe poliomieliti gjatë pandemisë Covid-19, ka paralajmëruar Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) në një raport të ri.
Sipas raportit, 67 milionë fëmijë humbën një ose më shumë vaksina potencialisht shpëtimtare gjatë pandemisë dhe përpjekjet për të kapur deri tani kanë ngecur pavarësisht shpërthimeve në rritje, përcjell Fol Drejt.
Në 52 nga 55 vendet e anketuara, interesi publik për vaksinat e fëmijërisë ra midis 2019 dhe 2021, raportoi agjencia e OKB-së./FolDrejt/