“Këto janë shifra që vetëm Kombet e Bashkuara (OKB) mund t’i verifikojnë. Ne besojmë se numri real është shumë më i lartë” tha drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell.
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) raportoi se rreth 1.000 fëmijë janë vrarë ose janë plagosur në luftën e nisur nga Rusia kundër Ukrainës më 24 shkurt, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Kjo do të thotë se mesatarisht më shumë se 5 fëmijë vriten ose plagosen çdo ditë.
“Këto janë shifra që vetëm Kombet e Bashkuara (OKB) mund t’i verifikojnë. Ne besojmë se numri real është shumë më i lartë. Shumica e viktimave të fëmijëve u shkaktuan nga përdorimi i armëve shpërthyese,” tha drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell.
Gjithashtu sipas UNICEF vlerësohet se 1 në 10 shkolla janë dëmtuar ose shkatërruar në luftë./FolDrejt/