Konfliktet vitin e kaluar panë numrin më të madh të shkeljeve serioze të të drejtave të fëmijëve që nga viti 2005, kur Kombet e Bashkuara filluan monitorimin e tyre, njoftoi UNICEF.
Sipas raporteve, në vitin 2022 ka pasur gjithsej 27,000 shkelje të rënda të të drejtave të fëmijëve, si rekrutimi i detyruar, vrasjet dhe plagosjet, dhuna seksuale, rrëmbimet dhe sulmet në shkolla dhe spitale.
Në konfliktet mes izraelitëve dhe palestinezëve, si dhe në Kongo dhe Somali, janë të rinjtë ata që janë më të rrezikuarit./FolDrejt/