Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) njoftoi se rreth 840 mijë fëmijë në Nigeri janë zhvendosur për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendur.
Në një deklaratë nga Zyra e UNICEF-it në Nigeri thuhet se nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur janë prekur fëmijët, shumica e të cilëve janë të pambrojtur, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Si pasojë e përmbytjeve janë zhvendosur rreth 840 mijë fëmijë ndërsa mbi 1.5 milion fëmijë ndodhen në rrezik”, thuhet në deklaratë.
Në përmbytjet e shkaktuara nga shirat që vazhdojnë në Nigeri që nga muaji maj e deri më tani, kanë humbur jetën mbi 600 persona ndërsa mbi 1.3 milion të tjerë janë zhvendosur.
Ekspertët për ndryshimet klimatike dhe mjedisin kanë paralajmëruar se 53 milionë njerëz në vend ndodhen përballë rrezikut të përmbytjeve./FolDrejt/