Rasmus Hojlund, sulmuesi 20-vjeçar i Atalantës dhe i kombëtares daneze, raportohet se është dëshira e Manchester United.
Për karrierën e tij kujdeset e njëjta agjenci që kujdeset për trajnerin e United, Erik Ten Hag, por kjo ndoshta do të thotë pak nëse United nuk vendos në tryezë një ofertë nga 40 deri në 50 milionë euro.
“United është një klub i madh, duhet të kem bërë diçka të mirë kur të përmendem në atë kontekst. Do të shohim se çfarë do të ndodhë,” tha Hojlund, i cili luajti 42 ndeshje për Atalantën këtë sezon, duke shënuar 16 dhe duke asistuar 7 gola, transmeton Fol Drejt.