Sipas Daily Star, Manchester United është i përgatitur të bëjë një ofertë prej 45 milionë funte për Everton për portierin e tyre Jordan Pickford, transmeton Goal, përcjell Fol Drejt.
Reprezentuesi anglez i ka ndihmuar Toffees t’i mbijetojnë rënies për sezone të njëpasnjëshme dhe është në krye të listës së dëshirave të Ten Hag këtë verë.
Menaxheri holandez ka shprehur hapur dëshirën e tij për të forcuar fondin e tij të portierëve për të shtuar më shumë konkurrencë në skuadrën e tij ose për të zëvendësuar David De Gea nëse spanjolli vendos të largohet. /FolDrejt/