Për herë të parë, Universiteti i Prishtinës, nga ky vit akademik, do të ndajë bursa për studentët e nivelit master dhe ata të doktoratës.
“Ky vendim u mor nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, në mbledhjen e mbajtur më 13 prill 2023 dhe i njëjti është propozuar edhe si pikë e veprimit në planin e punës të rektorit, prof. dr. Qerim Qerimi.
Bursat ndahen për rezultatet e arritura gjatë vitit akademik dhe paraqesin një lehtësi shtesë për studentët tanë, duke synuar njëherësh stimulimin e kërkimit shkencor, ndërtimin e kapaciteteve kërkimore për të ardhmen, si dhe motivimin e tyre”, thuhet në njoftimin e UP-së, përcjell Fol Drejt.
Për kriteret e konkursit dhe mënyrën e aplikimit, shihni linqet e mëposhtme: