Universiteti i Prishtinës, përmes organit të Këshillit Drejtues ka marrë dje vendim që t’ua ndalojë profesorëve të këtij institucioni publik angazhimin në kolegje apo institucione private, transmeton Fol Drejt.
Përmes një dokumenti që ka siguruar klankosova thuhet se nuk lejohet angazhimi apo mbështetja në çfarëdo forme të kolegjit-institucionit privat të arsimit të lartë, në procesin e akreditimit të programeve dhe atë institucional.
“Nuk lejohet angazhimi i personalet akademik në kolegje-institucione private të arsimit të lartë përfshirë edhe deklarimin në Agjencinë e Kosovës për Akreditim si staf akademik i institucionit privat të arsimit të lartë apo mbështetjen në çfarëdo forme të kolegjit-institucionit privat të arsimit të lartë, në procesin e akreditimit të programeve dhe atë institucional”, thuhet në vendimin që ka siguruar Klankosova.tv, përcjell Fol Drejt.