Uragani pritet të dobësohet gradualisht ndërsa përshkon Nikaraguan dhe parashikohet të arrijë në Paqësorin lindor deri të dielën në mbrëmje.
Uragani Julia goditi sot brigjet e Nikaraguas, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve, duke paralajmëruar për mot të rrezikshëm në ditët në vijim në të gjithë rajonin, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
Uragani zbriti në tokë herët në mëngjes pranë qytetit Laguna de Perlas, duke sjellë erëra të forta deri në 140 kilometra në orë./FolDrejt/