Më shumë se 100 mijë njerëzve u është kërkuar të evakuohen për shkak të reshjeve intensive të shiut që kanë përfshirë pjesët qendrore dhe verilindore të Japonisë.
Sipas lajmit të “Kyodo News”, Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) ka njoftuar se reshjet që kanë rënë në 24 orët e fundit janë 2.5 herë më të shumta se reshjet në përgjithësi në muajin gusht, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në një deklaratë nga Agjencia e Menaxhimit të Zjarrit dhe Fatkeqësive, thuhet se është dhënë paralajmërim për evakuimin e 107 mijë njerëzve në qytetin Yamagata dhe në pesë qytete të tjera ku reshjet intensive janë efektive.
Në deklaratë bëhet e ditur se për shkak të shirave janë anuluar edhe disa udhëtime të trenave.
Në pamjet e publikuara vërehet se disa shtëpi dhe automjete në vendbanimet në qytetet Yamagata dhe Niigata ndodhen nën ujë.
Kryesekretari i kabinetit të Japonisë, Hirokazu Matsuno ka deklaruar se në përmbytje janë zhdukur 2 persona dhe se nuk është e mundur të jepet energji elektrike për 1.900 familje në qytetin Niigata.