Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe dy fëmijët e tij, Ivanka and Donald, Jr, duhet të dëshmojnë në hetimin civil të Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut Letitia James për Organizatën Trump, vendosi një gjykatës shtetëror.
Ata do t’u përgjigjen pyetjeve në lidhje me praktikat e biznesit të Organizatës Trump.
Avokatët e Trump, Donald Trump Jr. dhe Ivanka Trump kishin kërkuar të anulonin fletëthirrjet nga zyra e Prokurores së Përgjithshme Letitia James, duke argumentuar se hetimi i saj është i motivuar politikisht
Avokatët e familjes Trump pretenduan se James dëshiron të marrë në pyetje treshen për të mbledhur në mënyrë të pahijshme prova në një hetim penal të lidhur nga zyra e prokurorit të qarkut Manhattan.
/FolDrejt.com