Me rastin e 25 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, Presidentja e Republikës së Kosovës – Vjosa Osmani, ia ka ndarë familjes Jashari dekoratën “Urdhrin e Lirisë”, shkruan Fol Drejt.
Këtë dekoratë Osmani ia ndau gjatë vizitës në kompleksin e Jasharajve në Prekaz.
“Ata nuk i kurseu regjimi gjenocidal i Serbisë. Siç e dini në mesin e të vrarëve kishte edhe fëmijë 5-vjeçar dhe kujtimi për ta do të jetë i përjetshëm”, ka thënë ndër të tjera Presidentja Osmani.
Gjatë këtyre ditëve Prekazi kthehet në një pikë reference e përkujtimi, për luftën e fundit të çlirimtarëve kundër okupatorëve serbë. Me këtë rast, përkujtohet sakrifica e pashembullt e familjes Jashari: gratë, fëmijët, pleqtë e burrat që ranë për lirinë e Kosovës./FolDrejt/