Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës, ka reaguar pas incidentit në uzinën e Gramshit të Shqipërisë, shkruan Fol Drejt.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, në emër të Qeverisë, e dënon incidentin në Uzinën ushtarake në Gramsh, ku dy shtetas me pasaporta ruse dhe një ukrainase kanë tentuar të hyjnë mbrëmë.
U dëshirojmë shërim të shpejtë dy ushtarakëve shqiptarë të lënduar nga sulmi me sprej neoparalizues.
Ministria jonë e Mbrojtjes, është në kontakt me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë.
Urojmë që hetimet që po vijojnë nga autoritetet e Shqipërisë të zbardhin sa më shpejtë rrethanat e ngjarjes” – thuhet ne reagim./FolDrejt/