Si pjesë e paketës së gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë, Bashkimi Evropian po shqyrton masat në lidhje me sektorin bankar, konkretisht “Sberbank”, si dhe kufizime në fushën e energjisë, tha sot presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Layen.
Layen theksoi se qëllimi kryesor i sanksioneve është zvogëlimi i të ardhurave të autoriteteve ruse dhe se BE-ja aktualisht po “konsideron mekanizmat inteligjentë” që do të mundësojnë përfshirjen e naftës në paketën e ardhshme të sanksioneve.
Një zyrtar i BE-së ka mohuar të ketë kritikuar qeverinë gjermane për “ngadalësimin” e miratimit të sanksioneve anti-ruse./FolDrejt/