Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të udhëtojë nesër në Kiev dhe do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Presidentja (e Komisionit Evropian) do të riafirmojë mbështetjen e palëkundur të Bashkimit Evropian për Ukrainën”, tha sot zëdhënësi i saj.
Nesër, Ursula von der Leyen do të bëjë vizitën e saj të pestë në Ukrainë që nga fillimi i ofensivës ruse vitin e kaluar, transmeton Fol Drejt.