Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të bisedojë nesër në Kiev me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Layen, njoftoi zëdhënësi i presidentit ukrainas Sergei Nikiforov.
Duke folur për televizionin kombëtar, Nikiforov tha se nuk mund të publikojë detajet e bisedës për arsye sigurie.
Një zëdhënës i BE-së tha të martën se ministri i Jashtëm evropian Josep Borel gjithashtu do të udhëtojë në Kiev këtë javë, shkruan Reuters, përcjell FolDrejt.