Trupi ynë nuk dëshiron të ruajë yndyrë dhe sekreti i humbjes së peshës nuk është në numërimin e rreptë të kalorive.
Sekreti është të bashkëpunoni me trupin tuaj, të respektoni ndjenjën e vërtetë të urisë dhe një ritëm të njëtrajtshëm të gjumit për të shkrirë dhjamin, për të frenuar dëshirën për të ngrënë dhe për të rikthyer energjinë, përcjell Fol Drejt.
Hulumtimet kanë treguar se trupi ynë bie në një kurth që ne i vendosim vetes kur bëhet fjalë për ushqimin dhe gjumin, e gjitha kjo falë zgjedhjes së gabuar të ushqimit që hamë gjatë ditës.
Rezultati është si më poshtë: ju jeni të bllokuar në një cikël të depozitimit të yndyrës – një rrjedhje e vazhdueshme e hormoneve që shkaktojnë urinë dhe që e bëjnë dëshirën tuaj për ushqim thjesht të parezistueshme.
A e dini se edhe disa ushqime të shëndetshme mund të bëjnë më shumë dëm sesa mirë?
Për shembull, ushqimi që zmadhon barkun është i pranishëm në tryezën tonë çdo ditë dhe ne mund të mos jemi të vetëdijshëm për këtë. Nuk kemi pse ta konsumojmë as në sasi të mëdha dhe sigurisht që do të kontribuojë në paraqitjen tonë më të “plotë” në zonën e belit. Dhe besoni apo jo, ne po flasim për qumësht.
Shumica e produkteve të qumështit (akullore, kos dhe kefir) përmbajnë natyrshëm një sasi të caktuar sheqeri – laktozë. Ajo kërkon enzimën unike laktazë në mënyrë që të tretet.
Kështu, 250 ml qumësht përmban deri në 15 gramë laktozë. Sipas shumicës së nutricionistëve, kjo është e tepërt, edhe për njerëzit që e tretin atë në mënyrë perfekte.
Domethënë, nëse ju mungon laktoza ose konsumoni shumë qumësht, sheqernat do të mbeten të patretur dhe fermentimi i tyre do të fillojë në zorrën e hollë.
Rezultati do të jetë fryrje dhe gazra, dhe sheqeri i tepërt do të përfundojë në yndyrë. Duke qenë se uji është i domosdoshëm për këtë proces, ai nxirret nga zorrët, gjë që për pasojë çon në kapsllëk./FolDrejt/