Trupa muzikore e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ia ka plotësuar dëshirën ushtarakut gjerman, Jörg Rüter, që sot e la Kosovën.
Me kërkesën e tij e interpretoi melodinë e këngës emblematike kosovare “Baresha”, që ishte kompozuar nga Rexho Mulliqi e kënduar për dekada nga Nexhmije Pagarusha.
Gjenerali e pati këtë nder kur në ceremoninë e mbajtur në Ministrinë e Mbrojtjes në Prishtinë e dorëzoi detyrën e drejtorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë. Atë e mori bashkëvendësi i tij, Joachim Hoppe.