Ushtarët britanikë që shkojnë për të luftuar në Ukrainë do të ndiqen penalisht pasi kështu shkelin ligjin.
Sekretarit të Mbrojtjes në Britani, Ben Wallace, i është kërkuar të sqaronte pozicionin e qeverisë për ish-pjesëtarët e forcave të armatosura që shkonin për të luftuar në Ukrainë pas raporteve që disa e kishin bërë këtë.
Ka pasur gjithashtu raportime se disa ushtarë në shërbim kanë shkuar në kufirin polak me synimin për t’u bashkuar me ukrainasit ndërsa ata luftojnë kundër Rusisë, shkruan “Skynews”.
Duke folur në Commons të mërkurën pasdite, Wallace ka thënë: “Pozicioni i qeverisë është, nëse jeni një anëtar në shërbim i forcave të armatosura, do të shkelni ligjin”.