Dy ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë bërë një gjest për t’u vlerësuar dhe human.
Ata kanë gjetur një kuletë e cila mbante 600 euro brenda dhe disa dokumente të cilat i kishin humbur një personi nga Drenasi, transmeton Fol Drejt.
Të njëjtit kuletën me të hollat por edhe dokumentet ia dorëzuan pronarit me ç’rast ky i fundit e vlerësoi këtë.
Për këtë qytetari nga Drenasi kishte shprehur falenderimin e tij përmes një postimi në Facebook, ku u shpreh:
“Faleminderit ushtarë të UÇK-së. Faleminderit ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës për veprimin burrëror që treguat në rastin e humbjes së kuletës time me para afër 600 euro dhe dokumente. Respekt për këta ushtarë”./FolDrejt/