Sipas Sky News, ushtarët e Mbretërisë së Bashkuar kanë dhënë trajnime me gjuajtje të drejtpërdrejtë për ushtarakët ukrainas sot, transmeton Fol Drejt.
Stërvitja është pjesë e një programi ndërkombëtar për të ndihmuar forcat e armatosura të Kievit të mësojnë teknikat bazë ushtarake.
Me armë me dorë, ushtarët kishin për detyrë të gjuanin objektivat.
Forcat britanike po mësojnë gjithashtu trupat se si të fluturojnë avionë luftarakë të sofistikuar të standardeve të NATO-s për t’i ndihmuar ata në të ardhmen.
Rreth 10,000 trupa ukrainase janë sjellë tashmë në gatishmëri luftarake në gjashtë muajt e fundit me ndihmën e MB.
Në fillim të muajit, ukrainasit mbërritën në Angli për të mësuar se si të komandonin tanket Challenger 2, pas vendimit të Rishi Sunak për t’i dërguar ato në vend./FolDrejt/