Ushtarët e Vladimir Putin kanë shtypur protestat që po zhvillohen në disa qytete të Ukrainës të cilat janë nën kontrollin rus.
Demonstratat duket se kanë qenë paqësore, por videot e ndryshme të transmetuar në mediat sociale tregojnë forcat ruse duke arrestuar njerëz dhe duke shpërndarë turmat në vende si Enerhodar.
Ndërkaq, më herët turmat e protestuesve u mblodhën në këtë qytet pasi kryebashkiaku Dmytro Orlov pretendoi se trupat ruse kishin rrëmbyer zëvendësin e tij të parë, Ivan Samoydyuk.
“Ne nuk e dimë se në çfarë gjendje është ai”, tha zoti Orlov në Telegram. “Ai nuk ka qenë në kontakt që nga dje”.
Në mediat sociale po qarkullon një video që supozohet se është marrë në një qytet tjetër, Berdyansk, ku tregon njerëz të arrestuar dhe rrahur nga forcat ruse, edhe pse BBC nuk ka qenë në gjendje t’i verifikojë në mënyrë të pavarur këto pamje./FolDrejt/