Gjermania po karantinohet ndoshta edhe më ashpër sesa në prill 2020, kurse shumë shtete tjera po shënojnë numër rekord të rasteve të reja me Covid19, duke paralajmëruar masa të ashpra karantinimi, informon foldrejt.com. Siç bën me dije së fundi media gjermane Frankfurter Rundschaue, në këtë krizë do vendosen në gatishmëri për ndihmë ushtarët e NATO me operacionin e shquajtur «Allied Hand».
Shtetet që do ndihmojnë në këtë operacion janë Gjermania, Franca dhe Britania e madhe, por në të ardhmen mund të bashkangjiten edhe shtete tjera. Ushtarë të këtyre shteteve mund të stacionohen në shtete tjera si në Shqipëri.
“Aleatët ndihmojnë njëri-tjetrin në kushte të rënda,” tha sekretari i NATO, Jens Stoltenberg.
Deri tani NATO ka ndihmuar Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me 60 respiratorë secilën. Ushtarët e NATO do kenë rol për të ndihmuar mjekët, do merren me transport dhe kontrolle nëpër zonat kufitare./Foldrejt.com