Ushtria izraelite ka njoftuar se dy ushtarë u vranë si pasojë e “sulmit miqësor” të hapur gjatë natës në një bazë pranë Luginës së Jordanit në Bregun Perëndimor të pushtuar, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në një deklaratë me shkrim nga ushtria thuhet se “dy oficerë izraelitë u vranë si rezultat i sulmit miqësor sonte gjatë detyrës së rojës pranë një kampi në Luginën e Jordanit”.
Po ashtu thuhet se ushtarët kanë hapur zjarr ndaj njëri-tjetrit për shkak të një gabimi, ndërsa familjarët e viktimave janë njoftuar për situatën dhe kanë nisur hetimet për ngjarjen.
Një oficer i lartë, i cili nuk e zbuloi identitetin e tij, për gazetën “Walla” të Izraelit tha se dy oficerët e vrarë ishin “në komandë të një prej njësive elitare në ushtrinë izraelite”.