Dy fëmijë palestinezë janë plagosur pasi ushtarët izraelitë kanë hapur zjarr në fshatin Abu Dis në lindje të Kudsit të pushtuar.
Sipas dëshmitarëve okularë, bëhet fjalë për dy fëmijë të moshës 14 dhe 15-vjeçare, të cilët janë plagosur në më shumë pjesë të trupit pasi forcat izraelite përdorën plumba të vërtetë dhe gaz lotsjellës gjatë ngjarjeve në Abu Dis.
Më herët, shumë palestinezë u plagosën dhe disa të tjerë u arrestuan në incidentet që ndodhën dje në lagjet Shuafat dhe Isevije në Kudsin Lindor dhe Kampin e Refugjatëve Shuafat.
Tensionet në qytet kanë vazhduar që kur policia izraelite vrau një të ri palestinez gjatë një bastisjeje në lagjen Isevije më 27 qershor.