Dy palestinezë u plagosën të premten pasi ushtarët izraelitë hapën zjarr gjatë një bastisjeje në Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar, thanë zyrtarët, raporton AA, transmeton Fol Drejt.
Palestinezët u qëlluan me plumba të vërtetë në bastisjen në Burkin, tha në një deklaratë Ministria palestineze e Shëndetësisë.
Ata u dërguan në Spitalin Shtetëror të Jeninit për trajtim, njoftohet më tej.
Dëshmitarët thanë për Anadolu se automjetet ushtarake izraelite bastisën Burkinin dhe me këtë rast shpërthyen përleshje midis banorëve, palestinezëve të armatosur dhe forcave izraelite./FolDrejt/